Arsenali ka gjetur zëvendësuesin e Ramsey te Barcelona

Arsenal është duke diskutuar një marrëveshje për mesfushorin ofensiv të Barcelona-s Denis Suarez, i cili vlerësohet 23 mln euro. 

24-vjeçari, i cili e njeh kampionatin anglez pasi ka kaluar dy vite te Manchester City, ka luajtur nën drejtimin e trajnerit të Arsenal Unai Emery kur ky i fundit ishte akoma te Sevilla.

Një lojtar i përfaqësueses spanjolle, Suarez  bërë gjashtë paraqitje këtë sezon, duke përfshirë një si zëvendësues ndaj Tottenham në Champions League. Ai kërkon të luajë rregullisht dhe Arsenal do të ishte gati ta huazojë deri në fund të sezonit me të drejtë blerje.

Barcelona do të kishte preferuar një shitje përfundimtare të lojtarit, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e Chelsea-t, mund të luajë në disa pozicione dhe shihet si një zëvendësues i denjë i Aaron Ramsey që do të largohet në verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here