Brenda pak ditëve Real Madrid do të bëjë ofertën zyrtare për Palacios

“Mbretërit” duket se veçse kanë marrëveshje me lojtarin e River Plate dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Për transferimin e lojtarit në Madrid së fundmi ka folur edhe agjenti i vet lojtarit.

“Në ditët e ardhshme do të ketë një ofertë formale nga Real Madrid. Operacioni po avanson” ka thënë Renato Corsi.

Palacios tërhoqi vëmendjen e skuadrave evropiane me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme edhe në Copa Libertadores.

Kujtjojmë se këtë kompeticion e fitoi pikërisht River Plate duke mposhtur në finale rivalët e Boca Juniors.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here