Chelsea bën detyrën ndaj Nottingham Forest dhe kualifikohet në raundin tjetër (VIDEO)

Chelsea ka fituar ndaj Nottingham Forest me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për 1/32-tën e Kupës FA dhe kanë kaluar tutje pas kësaj fitoreje.

Skuadra e Maurizio Sarrit ka kaluar në raundin e 1/16-tës në Kupën FA pas fitores së lehtë ndaj Nottinghamit.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me dominim të Bluve të Londrës, të cilët patën shumë raste shënimi, por pa arritur t’i konkretizojnë.

Rasti më i mirë në këta 45 minuta ishte penalltia e humbur nga Cesc Fabregas në minutën e 30-të, goditjen e të cilit e priti portieri kundërshtar.

Në pjesën e dytë, Chelsea hyri furishëm duke gjetur dy gola të shpejt dhe duke vulosur epilogun e fituesit.

Zhvillohej minuta e 49-të kur në skenë doli sulmuesi spanjolle, Alvaro Morata, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të talentit Callum Hudson-Odoi.

18-vjeçari Hudson-Odoi ishte vendimtar edhe tek goli i dytë pasi harkoi për mrekulli në minutën e 59-të te Morata, i cili shënoi për 2-0.

Deri në fund të ndeshjet, klubi londinez arriti të menaxhojë mirë rezultatin dhe të krijoj edhe disa raste, por pa arritur të thellojë epërsinë dhe në fund u kënaq me fitoren 2-0, e cila e dërgon tutje në Kupën FA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here