Derbi i Manchesterit edhe në merkato: United dhe City në garë për yllin e Serie A

Një derbi ka shpërthyer në merkaton e dimrit mes Manchester City-t dhe Manchester United për të marrë mbrojtësin e Fiorentina-s, Nikola Milenkovic për një shifër 50 milionë euro.

Sipas medias italiane Corriere dello Sport, të dy ekipet e Premier League-s janë në kërkim të firmës së serbit.

Mendohet që ofertat financiare që i janë ofruar klubit italian të jenë 50 milionë euro. Por mbrojtësi 21 vjeçar ka qenë subjekt i një lëvizjeve të mundshme drejt Atletico Madrid gjatë verës për një shifër 40 milionë euro.

Në 18 paraqitje në Seria A ai ka shënuar 2 gola këtë sezon, ndërsa është marrë nga Partizan Belgrade në verën e vitit 2017-të për 5.1 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here