Eksod te Milani: Jo vetëm Kessie-n, Rosonerët nxjerrin në shitje edhe një tjetër yll

Milani e ka përfunduar mjaftë keq gjysmën e sezonit të parë, duke u eleminuar nga Europa League dhe duke u rradhitur në pozitën e pestë që i lë Rosonerët jashtë Championsit.

Përveç krizës së rezultateve, Milani ka probleme edhe me Fair Playn Financiarë dhe Rosonerët nuk po përjashtojnë mundësinë e shitjes së disa lojtarëve kyç, në mënyrë që të shmangin një dënim më të ashpërt nga UEFA.

Ditën e djeshme u raportua se Milani po konsideron shitjen e mesfushorit, Franck Kessie, ndërsa sot Gazetta dello Sport, ka raportuar se Rosonerët mund ta nxjerrin në shitje edhe Gianluigi Donnarumma.

Milani nga shitja e Donnarummas mund të përfitojë 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here