FA Cup: 19-vjeçari kualifikon Arsenalin në raundin tjetër

Arsenal ka mundur 3-0 Blackpool dhe është kualifkuar në raundin e katërt të Kupës së Anglisë.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë i riu Joe Wilock, i cili ka realizuar një dygolësh në minutat 11-të dhe 37-të.

Sulmuesi, 19 vjeç e 138 ditë, është bërë lojtari më i ri që shënon për Arsneal në Kupën e Anglisë që nga janari i 2010-ës, kur Aaron Ramsey ka shënuar kundër West Ham (19 vjeç e 8 ditë).

Në minutat e fundit të takimit ka ardhur edhe goli i tretë i “Topçinjve”, i realizuar nga Iwobi (82′).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here