Ja si do dukej tabela në Premierligë nëse sezoni do të fillonte pas emërimit të Solskajer nga Man Utd

‘Djajtë e Kuq’ janë skuadra e vetme e pamposhtur gjatë periudhës festive, duke arritur katër fitore, dhe duke shënuar 14 herë.

Këto fitore mbajnë vulën e trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer, që zëvendësoi të larguarin Jose Mourinho.

Trajneri norvegjez ka arritur të këndell skuadrën, e po ashtu mesfushorin Paul Pogba, për të shënuar katër fitore në katër ndeshjet e para, ku kanë mposhtur Cardiff, Huddersfield, Bournemouth dhe Newcastle United.

Nëse Premierliga do të startonte nga koha që Solskjaer ka marrë drejtimin e Unitedit, skuadra nga ‘Old Trafford’ do të kryesonte në tabelë, me katër fitore në katër ndeshje duke lënë pas Tottenhamin, Liverpoolin dhe Leicester Cityn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here