Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Lallana-s në Turqi, gati oferta prej 30 miliona eurove

Liverpooli është në kërkim të zëvendësuesit të Adam Lallana-s, ndërsa mediat angleze raportojnë se The Reds e kanë gjetur atë në Turqi.

Lallana ka pasur probleme me lëndimet këtë sezon dhe 30 vjeçari ka lujatur vetëm në dy ndeshje.

Sipas Daily Mirror, Jurgen Klopp është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për yllin e Trabzonspor, Abdülkadir Ömür.

19-vjeçari është edhe në shënjestrën e Manchester Cityt, mirëpo duket se Liverpooli është në pole position për shërbimet e tij.

Gjithsesi vlen të theksohet se Trabzonspor nuk e ka ndërmend ta shesë Ömür në janar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here