Solari e vlerëson sukses pozicionimin e Realit në vendin e katërt

Fituesit e Ligës së Kampionëve patën një fillim të vështirë këtë sezon, ku shkarkuan trajnerin Julen Lopetegui, për të emëruar Santigo Solarin.

Por gjërat edhe me Solarin nuk është se kanë shkuar në mënyrën më të mirë, me ‘Los Blancos’ që vazhdojnë të humbasin pikë, dhe së fundi e bënë në udhëtim te Villarreal, ku barazuan 2:2.

“Kalendari është shumë intensiv, sepse luajmë çdo tre ditë në gara të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme është që të mos e humbasim energjinë”, ka deklaruar Solari.

“Lojtarët nuk janë makina, të luash çdo tre ditë është shumë e vështirë. Në ligë synojmë që të rritemi, duke arritur nga vendi i nëntë në të katërtin nuk është keq”, ka shtuar ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here