Tifozi i çmendur: Ja se çfarë bëri që ta pezullojë ndeshjen Blackpool-Arsenal

Një tifoz i Blackpool është ngjitur sipër autobusit të Arsenal për të pezulluar ndeshjen e ekipit të tij në FA Cup. 

Tifozët e ekipit të njohur ndryshe si Seasiders kanë tentuar të bllokojnë autobusin e Arsenal në shenjë proteste ndaj pronarëve, familja Oyston, në Bloomfield Road.

Një prej tifozëve arriti të ngjitej mbi autobus për të theksuar pakënaqësinë e tij, teksa tifozët e tjerët ë Blackpool e kanë duartrokitur.

Mbështetësit e Blackpool kanë që prej mesit të viteve 90’ që protestojnë ndaj regjimit të Oyston.

Por, megjithëse kishte një vonesë të vogël, Arsenal ka një autobus rezervë me të cilin ka shkuar në kohë në stadium.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here