United vazhdon serinë e fitoreve, Djajtë e Kuq triumfojnë me lehtësi ndaj Reading në FA Cup (VIDEO)

Manchester United ka arritur fitore në kuadër të Kupës FA përballë Readingut.

Skuadra e udhëhequr nga Ole Gunnar Solskjaer ka mposhtur kundërshtarët nga Championship me rezultat 2-0.

Ishte minuta e 22-të e ndeshjes, kur mesfushori spanjoll Juan Mata u pengua në zonë dhe fitoi penallti.

Përgjegjësinë për ta ekzekutuar këtë 11 metërsh e morri vet spanjolli i cili shënoi lehtësisht për 1-0.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, United shënoi edhe një gol tjetër.

Alexis Sanchez bëri një asistim fantastik për Romelu Lukakun i cili me lehtësi mposhti portierin mysafir për 2-0.

Edhe në pjesën e dytë Djajtë e Kuq tentuan shënimin e golave por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe në fund rezultati mbeti ai nga pjesa e parë 2-0.

Vlen të përmendet se trajneri Ole Gunnar Solskjaer në këtë takim i kishte dhënë hapësirë shumë futbollistëve të rinj si Dalot, McTominay, Pereira e Chong.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here