Dele Alli i tërheq vërejtjen skuadrës së tij

Reprezentuesi anglez ka thënë se Spurs kanë gabuar shumë në humbjen e pësuar nga Wolverhampton.

Ai ka thënë se ishin shumë të kënaqur me veten dhe kjo ishte arsyeja se kanë pësuar.

Mesfushori ka insistuar se për të qenë një skuadër e madhe, asnjëherë nuk duhet të kënaqesh me vetën, por duhet vazhduar me fitoret.

“Kemi qenë në formë të jashtëzakonshme dhe ndoshta ishim pakëz të kënaqur me vetën” ka thënë lojtari për “Sky Sports”.

“Ata janë skuadër fantastike dhe ne menduam se kishim fituar ndeshjen (kundër Wolves), por nuk mund ta bëjmë këtë nëse duam të fitojmë dhe të jemi top skuadër” ka thënë tutje Alli.

Tottenham ishte në epërsi ndaj Wolves para se ata të  përmbysnin rezultatin dhe të bënin befasinë. Megjithatë, Spurs janë kthyer tek fitorja duke fituar në FA Cup me rezultatin 7:0 ndaj Cardiff.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here