Juventus ndjek shembullin e Milanit: Paratici për shopping në Amerikën e Jugut

Juventusi është i interesuar rreth mbrojtësit të majtë të Atletico Paranaense, Renan Lodi.

Hera e fundit që Biankonerët kanë transferuar një lojtarë nga Amerika e Jugut, ishte Rodrigo Bentancour dhe transferimi i tij ishte mjaftë i qëlluar.

Calciomercato, raporton se Juventusi do të tentojë transferimin e  Lodi, i cili cilësohet si njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në Amerikën e Jugut.

Paratici njihet si një vëzhgues i lojtarëve nga Amerika e Jugut dhe italiani për disa javë me rradhë po e monitoron brazilianin.

Paranaense ka kërkuar 15 milionë euro për shërbimet e tij, ndërsa Juventusi po tenton që ta ulë shumën e kërkuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here