Klopp: Suksesi në FA nuk do të jetë i mjaftueshëm për të heshtur kritikët

Skuadra e tij do të paraqitet në FA për ndeshjen ndaj Wolverhampton, pas humbjes së pësuar në Premierligë kundër Man City.

Përkundër progresit të madh me Jurgen Klopp, Liverpool akoma nuk ka fituar asnjë titull, dhe Klopp e di se FA nuk do të ishte mjaftueshëm.

“Nëse ne e fitojmë FA Cup, njerëzit do të thonë se nuk e kemi fituar Premierligën për shumë vite” ka thënë Klopp.

“Nuk mund të ndryshojmë atë që të tjerët mendojnë për ne. Duhet të japim maksimumin në secilën ndeshje që luajmë” ka thënë tutje gjermani.

Klopp pritet që të bëjë shumë ndryshime për ndeshjen kundër Wolves në FA.

Ai pritet t’i jap mundësinë edhe Alberto Morenos, gjë që e ka bërë shumë pak këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here