Malcom megjithatë mund të transferohet në Serie A, por kësaj rradhe te…

Malcom ka refuzuar Roma-n në merkaton e verës, por mund të transferohet në kryeqytetin italian te Lazio në formë huazimi nga Barcelona, sipas spanjolles Sport. 

Sulmuesi anësor arriti marrëveshjen me Roma-n gjatë verës dhe pritej të ishte në aeroport për të kryer vizitat mjekësore kur papritmas ndryshoi fluturim.

Ai mori një telefonatë nga Barcelona dhe u transferua në Camp Nou për 41 mln euro.

Pas vetëm nëntë ndeshjeve kompetitive me katalanasit, tani raportohet se Malcom mund të kalojë në Romë, por te rivalët e Lazio-s.

Sport raporton se drejtori i Lazio-s Igli Tare dhe presidenti Claudio Lotito kanë kontaktuar Barcelona-n duke kërkuar Malcom në formë huazimi.

Kjo do ta lejonte brazilianin të vijonte zhvillimin e tij në një kampionat kryesor si Serie A.

Malcom mbush 22 vjeç muajin tjetër dhe aktualisht po vuan një dëmtim në kavilje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here