Manchester City luan tenis me Rotherham United në FA Cup

Manchester City ka mundur me rezultatin e thellë 7-0 skuadrën e Rotherham për raundin e 1/32-ve të FA Cup.

Ndeshja e zhvilluar në “Eithad Stadium” foli për të zotët e shtëpisë që nga minuta e parë e deri në fund.

Në pjesën e parë ishte Sterling (12′) që hapi serinë e golave, ndërsa në fund Foden (43′) dhe një autogol i Ajayi (45+1′) vulosën shifrat për 45 minutat e para. Fraksioni i dytë solli edhe 4 gola të tjerë për skuadrën e Pep Guardiola.

Gabriel Jesus shënoi në minutën e 52′, për të vijuar me golat e Mahrez (73′), Otamendi (78′) dhe Sane (85′) e kthyen në festival golashë këtë ndeshje për “Qytetarët”, që kualifikohen për në raundin tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here