Marotta po punon në heshtje: Gati tre goditje të mëdha me parametra zero

Giuseppe Marotta është tashmë pjesë e brendshme e ekipit të Interit ku po përpiqet që të bëjë goditjet më të mira në merkato dhe të kthejë ekipin zikaltër atje ku i takon.

Pas Diego Godin, që sipas mediave italiane ai do të transferohet në San Siro në fund të sezonit me parametra zero, Marotta po kërkon edhe dy lojtarë të tjerë. Ai kërkon që të sjellë lojtarë me cilësi në Milano, por pa shpenzuar shumë marramendëse për ta. Në radarët e Interit janë Arjen Robben dhe Hector Herrera.

Holandezi do të ishte një goditje e madhe për zikaltërit dhe ai shumë mirë mund të luante rolin e liderit në ekip. Herrera nuk ka rinovuar kontratën me klubin portugez të Portos dhe Marota e shikon atë si një mesfushor të kompletuar dhe të duhurin për skemat që ekipi përdor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here