Paqueta mbërrin te Milan: Shpresoj të bëhem si ai

Lucas Paqueta ka mbërritur në Itali për të nisur aventurën e re me Milan pas transferimit 35 mln euro nga Flamengo.

21-vjeçari është bërë blerja rekord nga një ekip brazilian në Serie A dhe i ka thënë mirupafshim miqve dhe familjes në aeroport.

Ai është shoqëruar nga babai Marcelo, mamaja Cris, vëllai Matheus dhe gruaja Duda, si dhe drejtori Kuqezi Leonardo.

Kaka ishte një nga idhujt e mi dhe ëndrra ime është të bëj sa më mirë te Milan, ashtu si Kaka, megjithëse nuk është e drejtë të bëhet ai krahasim. Dua thjesht të bëj punën time sa më mirë të jetë e mundur.”

Paqeta do të veshë fanellën me nr. 39 dhe do të nisë stërvitjen me Milan në prag të Superkupës së Italisë ndaj Juventus më 16 janar.

Ai do të prezantohet përpara medieve në konferencën e shtypit të martën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here