Ramsey te Juventusi këtë muaj, por me një kusht!

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey mund të transferohet te Juventus që në muajin janar, pavarësisht se kontrata e tij përfundon në qershor dhe atëherë ai do të jetë i lirë të kalojë te bardhezinjtë me kosto zero.

E gjithë kjo mund të ndodhë nëse në marrëveshjen për kalimin e tij në Torino futet mbrojtësi Mehdi Benatia, i cili do të përshkonte rrugën e kundërt, atë të kalimit në Londër.

Edhe pse Emery nuk dëshiron që Ramsey të largohet në janar, dëmtimet e shumta në mbrojtje mund ta detyrojnë të heq dorë nga mesfushori, por vetëm nëse në këmbim merr mbrojtësin maroken.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here