Reali pëson humbje nga Real Sociedad në Bernabeu (VIDEO)

Një barazim dhe një humbje.

Kështu ka filluar 2019-ta e Real Madrid, skuadra që e mbylli 2018-ën si kampione e botës.

Zhgënjimi i radhës për Los Blancos ka ardhur në shtëpi kundër Real Socidead-it të Adnan Januzaj, belgu me origjinë shqiptare. Miqtë kanë fituar 2-0 falë një penalltie të Willian Jose pas 3 minutash lojë dhe një goli të shënuar nga Pardo në të 83-ën.

Sociedad është kthyer të fitojë një ndeshje të kampionatit në  “Bernabeu” pas 15 vitesh. Kjo ka qenë edhe fitorja e parë e miqve në këtë kampionat pas katër humbjesh të njëpasnjëshme.

“Los Blancos”, që e kanë mbyllur ndeshjen   me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Lucas Vazquez në minutën e 61-të, mbeten në vendin e pestë të renditjes me 30 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here