United nuk heq dorë nga ylli i Inter, gati oferta e re prej 70 miliona eurove

Manchester United është në kërkim të një mbrojtësi të nivelit të lartë dhe është gati të shpenzojë një shumë të konsiderueshme për ta siguruar. 

Në krye të listës së Djajve të Kuq është Koulibaly i Napoli-t, por presidenti De Laurentiis nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qendërmbrojtësi senegalez.

Kështu, vëmendja e United është kthyer përsëri te interisti Milan Skriniar, të cilin kanë kërkuar ta marrin edhe verën e kaluar, por pa sukses.

Me kalimin e Godin te klubi zikaltër verën e ardhshme, sllovaku mund të sakrifikohet dhe gjigantët e futbollit anglez janë vënë që tani në lëvizje.

Sipas Daily Express, Manchester United mësohet të ketë barazuar ofertën që Inter i ka bërë lojtarit prej 2.5 milionë eurosh në sezon, edhe pse Skriniar i ka kërkuar 3.6 milanezëve.

Por për mbrojtësin e zikaltërve interesohet edhe PSG. Francezët, ashtu si Djajtë e Kuq, janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për sllovakun.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here