Zhang nuk ka më durim: Merr përsipër transferimin e yllit të Serie A

Nicolo Barella është mesfushori që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha italiane dhe europiane, përfshi këtu Interin, Juventusin, Manchester Unitedin, Chelsean, Napolin, PSG-në, etj.

Zikaltrit janë ata që po këmbëngulin më shumë për të marrë 21-vjeçarin italian dhe për t’ua bërë më të lehtë punën drejtuesve të klubit, në negociata është angazhuar edhe vetë presidenti i Interit, Steven Zhang.

Ky i fundit ka bërë një telefonatë me presidentin e Cagliarit, Giulini, të cilit i ka ofruar rreth 35 milionë euro dhe njërin mes Bastonit, Eder dhe Gabigol, futbollistë që janë në pronësinë e klubit zikaltër.

Mediat italiane raportojnë se bosi i sardëve ka mirëpritur telefonatën dhe ofertën, ndërsa ka theksuar se do të preferonte që të zgjidhte italo-brazilianin Eder, por gjithmonë nëse ky i fundit pranon të ulë pagën prej 4 mln eurosh, që merr aktualisht në Kinë.

Në ditët në vijim priten të reja të tjera në këtë fron, por zikaltrit po shtyjnë që ta mbyllin që në janar transferimin e Barellës, për të shmangur ankandin në verë dhe për t’u përqendruar në të tjera pista.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here