Bayern i vendos gjobë të majme Riberisë pas ofendimeve, Myler i del në mbrojtje

Polemikat me Frenk Riberinë nuk mun gojnë kurrë. Me to u mbyll 2018-ta dhe me to nisi 2019-ta. Ditët e fundit francezi publikoi një video në “Instagram”, duke ngrënë një biftek të larë me ar në një nga restorantet e famshme të rrjetit të shefit turk, Nusret Gëkçe, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Nuk mund të nisë viti në mënyrën më të mirë”, shkruante, duke shkaktuar një lumë fyerjesh nga ndjekësit e tij. Mesfushori iu përgjigj në mënyrë agresive, duke detyruar Bajernin që të ndërhyjë, duke i vendosur një gjobë shumë të lartë.

POLEMIKAT – Riberi u kap me “ziliqarët dhe pseudog-azetarët”, të cilëve u drejtoi fjalë të rënda: “Keni lindur nga një vrimë në prezervativ, shkoni në të s’ëmës”, duke u rezervuar fyerje edhe nënave, grave dhe gjyshërve të atyre që e kritikonin. Bajerni e justifikoi, por nuk e pranoi reagimin e lojtarit.

Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç, njoftoi masat që klubi ka marrë: “Frenk është fyer në mënyrë të tmerrshme dhe jo vetëm ai, por fyen edhe gruan shtatzënë, fëmijët e tij dhe nënën që është në spital. Për këtë reagoi keq, donte të mbronte familjen e tij. Dhe për këtë arsye ka të drejtë dhe e mbështes.

Por, për fat të keq ka përdorur fjalë që ne si klub nuk mund t’i pranojmë. I komunikova që do të marrë një gjobë të rëndë. Ai e pranoi vendimin tonë”. Klubi bëri gjithashtu me dije se Riberi ishte i ftuar në “Salt Bae” dhe nuk e ka paguar darkën nga xhepi i tij.

PRECEDENTËT – Por, polemikat nuk janë një risi për 35-vjeçarin. Në mes të nëntorit, në fund të ndeshjes së humbur të Bajernit kundër Dortmundit, ai goditi një gazetar bashkatdhetar të “BeIN Sports”, i cili e bëri përgjegjës për pësimin e dy nga tre golat e shënuar nga rivalët. Vitin e shkuar, Riberi flaku një fanellë kundër Ançelotit kur u zëvendësua gjatë ndeshjes Bajern-Anderleht. Një precedent i ngjashëm me atë të prillit 2016: Frenki zëvendësohet kundër Dortmundit, nervozohet, Ançeloti përpiqet ta qetësojë me një puthje, por francezi ishte shumë i zemëruar për ta “falur” Karleton.

Gjithnjë në 2016-ën, i vendosi duart në fyt Nikolai Mylerit të Hamburgut pas një faulli. Në Superkupën e Gjermanisë në 2016-ën, goditi me bërryl në fytyrë Paslakun. Në finalen e Kupës së Gjermanisë të disa viteve më parë, i futi gishtin në sy Kastros. Në raste të ndryshme është ndëshkuar me karton të kuq në Bundesligë për faulle për shkak nervozizmi (i famshëm ai i Farfanit në epokën e Shalkes). Me pak fjalë, kalojnë vitet, por me Riberi polemikat nuk mungojnë kurrë.

MYLER E MBRON – Por, “tërmeti” që ka shkaktuar postimi i fundit i tij nuk do të ndikojë në atmosferën brenda skuadrës sipas shokut të tij, Tomas Myler. “Sigurisht që do të ketë gjithnjë tema që do të shkaktojnë shqetësime të vogla, por kjo më shumë për drejtorin sportiv, drejtuesit e klubit dhe departamentin e shtypit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here