BOMBË NGA MADRIDI: Perez transferon yllin për 110 milionë euro

Të gjithë janë në pritje që Real Madridi të bëjë një goditje të madhe në merkato, pas largimit të Ronaldos.

E përditshmja spanjolle AS, raporton se Florentino Perez po përgatit 110 milionë euro për transferimin e Mauro Icardit.

Icardi nuk ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me Interin rreth rinovimit të kontratës, ndërsa Reali dëshiron të përfitojë nga kjo situatë.

Icardi u transferua te Interi në vitin 2013 nga Sampdoria për shifrën e 13 miliona eurove dhe në 204 ndeshje për Neroaxurët ka shënuar 120 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here