Juventus e ka seriozisht: Biankonerët i vendosin çmimin Dybala-s

Bayern, Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë të interesuar për yllin e Juventus-it, Paulo Dybala, por klubi do të konsiderojë vetëm ofertat që kapin shifrën 100 milionë euro. 

Sipas Tuttosport, tre emrat e mëdhenj të futbollit evropian kanë bërë ofertat e tyre financiare për Dybala-n, por Juve i ka injoruar të gjitha deri tani.

Gjithsesi e përditshmja italiane shton se Zonja e Vjetër nuk e përjashton mundësinë e shitjes së një emri tjetër të madh këtë verë.

Megjithatë kusht i domosdoshëm për Bayern-in, City-n dhe PSG-në do të ishte një ofertë mbi 100 milionë euro, si në rastin e ri-kthimit të Paul Pogbas te Manchester United.

Në këtë rast një “jo” nga Juventus do të ishte i pamundur për të mos lejuar sulmuesin të largohej.

Argjentinasi ka shënuar vetëm dy gola të Serie A në gjysmën e parë të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here