MOVIOLA/ Gafa, arbitri e VAR-i i mohojnë penallti Realit

Askush nuk e kupton arsyen pse arbitri i ndeshjes dhe VAR-i nuk ndërhynë në momentin kur portieri Ruli pengon sulmuesin Vinicius.

Në minutën e 65-të braziliani depërton në zonë duke shmangur portierin, por ai e pengon në mënyrë të parregullt. Arbitri bën me shenjë që loja të vazhdojë, por VAR-i duhet të kishte ndërhyrë. Për më tepër, portieri meritonte edhe karton të verdhë për këtë faull brenda zonës.

Krejt ndryshe situata për penalltinë e fituar nga Sociedadi në minutën e dytë për faullin e Kasemiros ndaj Merinos. Këtë herë arbitri veproi drejt, por arsyeja për të mos kërkuar ndihmën e VAR-it në rastin Vinicius është e paqartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here