Skandal: Gjyqtarët në dhomën e VAR festojnë golin kundër Real Madridit (VIDEO)

Ka shpërthyer një skandal i madh në kampionatin spanjoll të La Liga-s, teksa gjyqtarët e VAR me në krye Munuera Montero kanë festuar një gol kundër Real Madrid.

Munera Montero ishte përgjegjës për dhomën e VAR-it në ndeshjen e shumë folur Real Madrid – Real Sociedad (0-2), teksa ekipit madrilien i’u mohuan dy penalti të pastra dhe Dhoma e Video Asistencës së gjyqtarëve heshti.

Mediat spanjolle kanë publikuar një tjetër skandal teksa Munera Muntero i gëzohet një goli që shënohet ndaj Real Madrid-it në ndeshjen ndaj Eibarit.

Klubi spanjoll shumë shpejtë pritet të dalë me kumtesë zyrtare, teksa do të bëjë kërkesë speciale në presidentin e kampionatit Javier Tebas që këta gjyqtarë mos ti gjykojnë asnjëherë ndeshjet e Real Madrid.

Ndiqeni videon teksa gjyqtarët e VAR-it i gëzohen golit të realizuar ndaj Real Madrid-it:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here