Solari: Ky është fajtori i humbjes nga Real Sociedad

Real Madrid u mposht nga Real Sociedad me rezultat, 0:2, në xhiron e 18-të në La Liga.

Santiago Solari ka thënë se ata nuk arritën të këndelleshin, pasi çdo shkoi mbrapsht për ta.

“Sot, çdo gjë shkoi mbrapsht. Çdo gabim në futboll paguhet shtrenjtë. Bëmë gjithçka për të përmbysur rezultatin, por në futboll quhen golat”, ka thënë Solari pas ndeshjes.

“Kemi shpërdoruar tre pikë të tjera me të cilat mund t’u ishim afruar kundërshtarëve.”

“Ky është futbolli. Ishim tepër të shpërqendruar që në fillim të sfidës dhe paguam shtrenjtë. Nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin, në çdo ndeshje luajmë për fitore.”, ka shtuar më tej trajneri argjentinas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here