Zbulohen detajet: Godin ka arritur marrëveshje me Interin

Sipas mediave italiane, Diego Godin ka arritur marrëveshjen me Interin për tu transferuar në Meazza në fund të sezonit.

Uruguaianit i skadon kontrata me Atleticon e Madridit në fund të sezonit dhe Godin është i lirë të bisedojë me klubet e interesuara për të.

Sipas Sky Sport Italia, Interi i ka ofruar pagë më të lartë Godinit, ndërsa ky i fundit është i gatshëm ta pranojë ofertën e Neroaxurëve.

Godin pritet që të përfitojë 6 milionë euro në sezon dhe bonuse.

Agjenti i Godin pritet të përfitojë 5 milionë euro nga transferimi i tij te Interi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here