BOMBË: Bayerni siguron transferimin e parë për merkaton e janarit

Bayerni i Munichut sot ka dërguar edhe ofertën e katërt rradhazi për futbollistin e talentuar të Chelsea, Callum Hudson-Odoi, raporton Sky Sports.

Bavarezët tentuan tre herë transferimin e Hodson, mirëpo Chelsea nuk pranoi asnjë ofertë nën 35 milionë paund.

Bayerni sot ka dërguar ofertën e katërt prej 35 milionë paundëve dhe transferimi është drejt realizimit.

18-vjeçari ka kontratë me Chelsea edhe 18 muaj dhe nuk dëshiron rinovimin e saj, prandaj Blutë do të jenë të detyruar ta shesin atë.

Bayerni e dëshiron me ngulm Hodson në Munich dhe pritet që transferimi të kompletohet ditëve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here