Interi heq dorë nga Arjen Robben

Interi nuk është i interesuar për transferimin e Arjen Robben në fund të sezonit me parametra zero.

Holandezi ka bërë të ditur se nuk do ta rinovojë kontratën me Bayernin e Munichut.

Sipas raportimeve të fundit, pritej që Interi ta transferojë Robbenin në fund të sezonit, mirëpo Neroaxurët nuk e kanë ndërmend.

Interi dëshiron që ti rregullojë financat për shkak të FFP dhe nuk dëshiron një barrë tjetër.

Neroaxurët pritet që të firmosin me Diego Godin dhe Luka Modric.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here