Bayerni nuk ka të ndalur: Dy lojtarë në një ditë, Timo Werner është lojtari i ri i Bavarezëve

Lojtari i përfaqësueses së Gjermanisë, Timo Werner ka bërë të ditur se nuk do ta vazhdojë kontratën me RB Leipzig.

Werner ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2020, ndërsa kryesia e klubit do të jetë e detyruar ta shesë atë në fund të sezonit.

Interesim për Werner ka shfaqur Borussia e Dortmundit, por sot është bërë e qartë se gjermani do ti bashkohet Bayernit të Munichut.

CEO  i Dortumund, Joachim Watzke ka bërë të ditur se Werner do të transferohet në Allianz Arena në fund të sezonit.

“Në listë kemi tetë futbollist që do të dëshironin të transferoheshin në Dortmund. Por mendoj se Werner ka vendosur për të ardhmen e tij dhe ajo nuk do të jetë te ne”, ka thënë Watzke.

Bayerni sot gjithashtu zyrtarizoi marrëveshjen me Stuttgart për Benjamin Pavard.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here