Perez gjen zëvendësuesin e Ramos, 50 milionë euro për 21 vjeçarin!

Real Madridi është i interesuar për mbrojtësin brazilian të Portos, Eder Militao, i cili do të ketë një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh verën e ardhshme.

Kështu bën me dije sot spanjollja MARCA.

Militao është ende shumë i ri, pasi do të mbushë 21 vjeç në këtë muaj, por Real Madridi ka parë mjaftueshëm talent dhe të ardhme tek ai, sa për t’ia vënë syrin.

Porto e mori Militao nga Sao Paulo dhe pagoi vetëm 4 milionë euro për nënshkrimin e tij, kështu që kjo do të ishte një lëvizje e madhe për klubin portugez, politika e të cilit është marrja e lojtarëve premtues dhe pastaj t’i shesë shtrenjtë.

Real Madridi do të ketë nevojë për një qendërmbrojtës cilësor më shpejt sesa më vonë, pasi Sergio Ramos nuk po rinohet, ndërsa i riu Jesus Vallejo nuk konsiderohet si përgjigje për atë vend në planin afatgjatë, edhe për shkak të lëndimeve të tij.

Militao është titullar i padiskutueshëm te Porto dhe do të luajë në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Kësisoji, tifozët e Real Madridit mund t’i kushtojnë vëmendje asaj që mbrojtësi mund të bëjë në skenën e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here