Sarri ka gati planin B në rast se dështon transferimi i Higuain, 70 milionë euro për një tjetër sulmues

Chelsea raportohet të jetë duke përgatitur të shpenzojë një shifër të madhe për Callum Wilson nëse Maurizio Sarri nuk arrin të marrë objektivin numër një, Gonzalo Higuain.

Sarri kërkon me dëshpërim një sulmues në merkaton e janarit teksa Alvaro Morata ka qenë një dështim që pas transferimit me vlerë 70 mln euro.

Sipas Sky Sports, nëse Sarri nuk arrin të bindë Higuain t’i bashkohet te Chelsea, italiani është gati të shpenzojë 60 mln euro për sulmuesin e Bournemouth, Wilson.

Gjithsesi, Bournemouth nuk do të heqë dorë nga lojtari kyç në mes të sezonit dhe mbërritja e Dominic Solanke nga Liverpool nuk do t’i ndryshojë qëndrimin drejtuesve dhe trajnerit Howe.

Sarri e ka bërë të qartë dëshirën për t’u ribashkuar me Higuain pasi ka punuar me argjentinasin te Napoli.

Ndërsa për Wilson, Sarri shton: “Nuk e di për Wilson. Eddie Howe është një mik dhe dua ë të jetë i lumtur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here