Wanda e konfirmon: Jemi larg arritjes së marrëveshjes me Interin, 4 klube e dëshirojnë Icardin

Mediat argjentinase sot lansuan një lajm bombastik duke bërë të ditur se Icardi nuk do ta rinovojë kontratën me Interin.

Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, ndërsa klauzolën e tij prej 110 miliona eurove janë të gatshëm ta paguajnë disa gjigantë Europian.

Argjentinasi është i dëshpëruar, pasiqë Interi nuk është i gatshëm që ti plotësojë kërkesat e tij financiare dhe ka vendosur që të largohet nga Meazza.

Këtë e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara, e cila ka bërë të ditur se 4 klube janë të interesuar për shërbimet e Mauros.

“Për momentin jemi larg marrëveshjes me Interin. Ofertat e Interit nuk mjaftojnë për një lojtarë si Icardi. Mendojmë se Icardi vlen më shumë dhe se do ta kemi të vështirë për të arritur marrëveshje”, ka thënë Wanda.

“Katër gjigantë Europian kanë shprehur gatishmërinë për ta paguar klauzolën. Bëhet fjalë për dy klube të mëdha nga Spanja, një klub nga Anglia dhe një nga Franca”, shtoi Wanda Nara.

Mediat italiane bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Real Madridin, Barcelonën, Chelsea dhe PSG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here