City ka gjetur pasuesin e Fernandinhos te West Ham, gati oferta prej 60 miliona eurove

Talenti i West Ham Declan Rice është duke u përfolur si lojtari që do të zëvendësojë Fernandinho-n te Manchester City. 

Fernandinho ka që prej vitit 2013 te City dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së Pep Guardiola-s këtë sezon.

Por braziliani mbush 34 vjeç në maj dhe, sipas The Sun, Pep Guardiola e di që duhet të gjejë një zëvendësues afatgjatë për mesfushorin.

Por do të jetë shumë e vështirë për të transferuar Rice nga London Stadium dhe thuhet se West Ham nuk do të konsideronte asnjë ofertë nën 60 mln euro.

19-vjeçari sapo ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me një rrogë 50,000 euro në javë por The Sun pretendon se drejtuesit e City-t kanë dalluar ngjashmëri me Fernandinho-n për mënyrën se si lexon ndeshjen.

Raportohet se Guardiola do të vazhdojë ta monitorojë zhvillimin e Rice përgjatë sezonit, me trajnerin e City-t që kërkon të shohë nëse ai do të tregojë vazhdimësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here