E pabesueshme, Barca po e shet Coutinhon për të rikthyer Neymarin

Katalanët po bëhen gati të shesin Philippe Coutinhon, në mënyrë që të sigurojnë të ardhurat për të kthyer Neymarin, shkruan “Evening Standard”.

Ish lojtari i Liverpool ka dështuar që të tregojë vetën në “Camp Nou”, sidomos në ndeshjet e fundit, ku edhe ka humbur vendin e tij si titullar.

Ai lehtë mund të zëvendësohet nga braziliani tjetër, Neymar, që dikur ishte pjesë e katalanëve.

Kujtojmë se ditëve të fundit është folur për një interesim të Manchester United për Philippe Coutinhon.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të rrezikojë për të provuar këtë rokadë në këtë merkato.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here