Çekanët shtypin Arsenalin në derbin e Londrës (VIDEO)

Arsenal nuk ka mundur të ruajë ritmin e fitoreve për vitin 2019, pasi u mund 1-0 nga West Ham me golin e të riut Dice, i cili shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes. Unai Emery vijon bilancin negativ kundër Manuel Pellegrini, trajneri francez nuk ka arriturë të fitojë asnjë herë në trasnfertë ndaj tij.

West Ham është skuadra e preferuar e Arsenal, të cilët i kanë mundur 29 ndeshje, më shumë se të gjithë skuadrat e tjera të Premier League. Në pjesën e parë është skuadra e Pellegrinit që krijon pak më shumë raste edhe pse loja ishte thuaje e barabartë.

Me fillimin e pjesës së dytë, “Çekiçët” fillojnë të fitojnë terren. Mustafi ndëshkohet me të verdhë fillimisht, ndërsa në minutën e 48’-të është 19-vjeçari Dice që shënon me një goditje të bukur nga brenda zone, pas një pasimi nga Samir Nasri, ish-lojtari i “Topçinjve”. Goli erdhi si pasojë e një largimi të gabuar me kokë nga Granit Xhaka, i cili është bërë mesfushori me më shumë gabime (5) i përfshirë në pësimin e golave të skuadrës së tij.

Pak minuta pas golit të pësuar Emery bën një lëvizje të dyfishtë, dy shqiptarë, Mustafi dhe Xhaka lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Torreira-s dhe Ramsey-t. Loja e Arsenal ndryshon pas pësimit të golit, skuadra hidhet në sulm për të barazuar shifrat por goditjet e Aubameyang dhe Iwobi shkojnë jashtë kuadratit të portës.

Me këtë humbje Arsenal mbetet në pestë me 41 pikë, tre më shumë se Manchester United, ndërsa West Ham ngjitet në vend të tetë me 31 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here