Juventus dëshiron Isco-n, Perez i propozon një shkëmbim spektakolarë

Te Reali kanë një propozim për Juventusin, në rast se Biankonerët janë të interesuar për Iscon.

Isco është drejt largimit nga Santiago Bernabeu, ndërsa sipas mediave italiane Paratici ka kontaktuar me agjentin e spanjollit dhe ka marrë sinjale pozitive.

Tuttosport, raporton se Perez ka filluar negociatat me Biankonerët dhe i ka propozuar atyre një shkëmbim spektakolarë. Perez në këmbim të Iscos ka kërkuar Paulo Dybalan.

Situata është e komplikuar pasiqë Dybala vlen 100 milionë euro, ndërsa Isco vlerësohet 80 milionë euro.

Për momentin vështirë të besohet se Juventusi do ta sakrifikojë Dybalan për Iscon, por në futboll gjithçka është e mundur.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here