Barcelona futet në garë për Lozanon

Barcelona është e gatshme të hyjë në betejën për sulmuesin anësor të PSV Eindhoven, Hirving ‘Chucky’ Lozano.

Napoli ka ndjekur Lozanon për disa javë dhe thuhet se është gati të rritë ndjekjen e tyre me një ofertë prej 25-30 milion euro plus përfshirjen e Amin Younes.

Çmimi i kërkuar nga PSV është afër 40 milionë euro për 23-vjeçarin e talentuar që mund të luajë në të majtë, në të djathtë ose në qendër të një sulmi me tre.

Deri më tani këtë sezon, ai ka shënuar 15 gola me nëntë asistime në 27 ndeshje konkurse për PSV.

Kjo formë e tij e mirë ka bërë që ndjekësit e yllit meksikan të rriten dhe të vijnë nga kampionatet më të mëdha evropiane.

Sipas mediumeve Mundo Deportivo dhe Sport, tani Barcelona po përfshihet fuqishëm me propozimin e tyre për Lozanon.

Chelsea është gjithashtu e interesuar, por më e fokusuar në një mesfushor – Nicolo Barella dhe Leandro Paredes – janë primar për ta.

Ditëve të fundit agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka deklaruar se lojtari nuk do të largohet në janar dhe një transferim i tij mendohet se mund të bëhet gjatë verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here