BOMBË NGA ANGLIA: Gareth Southgate merr drejtimin e United

Manchester United muajin e kaluar emëroi Ole Gunnar Solskjaerin si trainer të përkohshëm pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe tani Djajtë e Kuq janë në kërkim të një traineri të ri.

Kohëve të fundit është spekuluar për disa emra të mëdhenj, por sot Sky Sports ka lansuar një lajm bombastik duke bërë të ditur se kandidati më i ri për stolin e United është Gareth Southgate.

Drejtori gjeneral i Djajve të Kuq, Ed Woodward ka kontaktuar me agjentin e Southgate.

Kryesia e United po shqyrton emërimin e Southgate si një zgjidhje afatgjate, pasiqë ky i fundit njihet për stilin e lojës së tij me lojtarë të rinj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here