Djaloshi nga Kumanova (Sllupçani) pjesë e akademisë së “Schalke 04”

Arlind Shabani nga Sllupçani në akademinë e “Schalke 04” në Gjermani

Arlind Shabani, i cili ende nuk i ka mbushur 9 vite, është pjesë e akademisë së një skuadre të njohur në Bundesligën gjermane “Schalke 04”, njofton “Me Sportistët”.

Ky çunë i vogël, deri para një viti ka qenë lojtar i shkollës së futbollit “Eintracht Erle”, kur trajnerët e Schalkes nga afër kanë vëzhguar këta futbollist të vegjël dhe në shënjestrën e tyre bien, Arlindi dhe nje tjetër vogëlush, ku provat me sukses i ka kaluar Arlind Shabani nga Sllupçani, për të cilin është kënaqësi ta shikosh nga afër se si luan në rrolin e sulmuesit qendror.


” Trajnerët e Schalkes erdhën para një viti në klubin ku luante Arlindi dhe e morën në prova së bashku me një lojtar tjëtër, ku me sukses i kaloi ato dhe tashmë një vit është pjesë e akademisë së “Schalke 04”, ka deklaruar për “Me Sportistët”, babai i Arlindit, Zilbehar Shabani.


Poashtu siç njoftohemi ne, është e mundshme që Arlindit t’i bashkangjitet edhe vëllau i tij, Artani (12), i cili është në prova te e njejta akademi dhe Bundesligës gjermane, në të ardhmen t’i shtohen edhe këta dy vëllezër dhe shumë shqiptar të tjerë.
/Iljasa Abazi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here