Një arbëresh nga Argjentina për kombëtaren, Panuçi kalon “topin” në anën e futbollistit

Tomas Guidara duket se është një opsion serioz për mbrojtjen e kombëtares sonë. Nga ajo që raportohet nga mediat argjentinase, përkatësisht “ Mundod.Lavoz”, thuhet se trajneri Panuçi do të kalojë oqeanin javës që vjen për të takuar mbrojtësin e Belgranos.

Ky i fundit është me prejardhje shqipëtare dhe tekniku Italian do të mundohet ta bindë të veshë fanellën e kombëtares sonë. 22-vjeçari luan si mbrojtës i djathtë. “ E di kush është, e kam parë, por nuk kemi folur”, komentonte Panuçi përpara disa muajsh kur u pyet për argjentasin. Tashmë duket se tekniku i kombëtares sonë do ta kaloj “topin” në anën e futbollistit, nëse ky i fundit dëshiron të jetë pjesë e kombëtares sonë apo jo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here