United i papërmbajtshëm, Rashford i sjell fitoren e pestë rradhazi Djajve të Kuq ndaj Tottenham (VIDEO)

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë në udhëtim te Tottenhami me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi të javës së 22-të të Ligës Premier.

Unitedi i Ole Gunnar Solskjaer ka arritur edhe fitoren e pestë radhazi në Ligën Premier, pasi kësaj radhe kanë mposhtur ekipin e Mauricio Pochettinos.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë nga vendasit, por ishin vetëm mysafirët që gjetën golin.

Rasti i parë për Tottenhamin erdhi pas vetëm nëntë minutave, por Harry Wings humbi i vetëm përball portierit, ndërsa Harry Kane (31′) gjeti golin, i cili u anulua për pozitë jashtë loje.

Kur pritej që skuadrat të shkonin në pushim në skenë doli Marcus Rashford (44′), i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Paul Pogbas dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi minimale.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Tottenhamit, të cilët patën shumë raste për gol, por shpëtimtari i Djajve të Kuq ishte portieri De Gea.

Dele Alli (66′) pati rast të mirë i vetëm me portierin, ndërsa Toby Alderwiereld (70′) ishte afër golit, por të në të dy rastet portieri spanjoll shpëtoi Unitedin.

De Gea u tregua vendimtar edhe në goditjen e Harry Kane në minutën e 86-të dhe atë të Fernando Llorentes (89′) duke pritur goditjet e tyre dhe kështu Unitedi në fund fitoi me rezultat minimal 1-0.

Pas kësaj fitore, Unitedi ka 41 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Tottenhami renditet i treti me 48 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Spurs luajnë në udhëtim te Fulhami, ndërsa Unitedi e pret në shtëpi Brightonin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here