Chelsea arrinë marrëveshjen me zëvendësuesin e Fabregas

Chelsea raportohet të ketë arritur marrëveshjen me Leandro Paredes. 

Gazzetta dello Sport pretendon se fantazisti argjentinas ka arritur akordin me klubin londinez dhe do të transferohet me misionin për të zëvendësuar Fabregas.

Megjithatë, shtypi italian shton se tani duhet të gjehet gjuha e përbashkët me klubin e tij Zenit, me rusët që akoma nuk i janë përgjigjur ofertës 30 mln euro.

Paredes pritet të jetë ai që do të dublojë Jorginho-n, pas largimit të Fabregas te Monaco.

Chelsea në fillim ka dashur të blejë Nicolo Barella nga Cagliari, por i riu nuk donte të largohej nga Italia për arsye personale.

Paredes është identifikuar me shpejtësi si një alternativë e denjë dhe tani thuhet të ketë arritur marrëveshjen për një kontratë deri më 2023 me 4 mln euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here