Levante huazon Sadikun, ja skuadra e tij e ardhshme…

Armando Sadiku fillon të shohë dritë në fund të tunelit.

Sipas spanjolles “Marca”, ndërkombëtari shqiptar pritet ta rifillojë karrierën e tij te zviceranët e Luganos, ku luajti dy sezone para se të kalonte në Poloni dhe pastaj në Spanjë.

Ai pritet të largohet në formë huazimi deri në fund të sezonit tek ekipi zviceran, për të rifituar ritmin e konkurrencës.

Pavarësisht se nuk i ka përmbushur pritshmëritë karshi tij në sezonin e parë me Levanten (në La Liga), klubi në fjalë e konsideron si një vlerë të rëndësishme për të ardhmen, në qoftë se cërrikasi ynë kuqezi e rifiton formën optimale sportive.

Për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju, për të cilin iu nënshtrua edhe operacionit, Sadiku nuk ka qenë në gjendje të luajë në gjysmën e dytë të vitit 2018.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here