Mbrojtësi largohet nga Juventus, Biankonerët kanë gjetur zëvendësuesin e tij në Premier League

Juventusi duket se e ka gati emrin për të zëvendësuar Spinazzolan në rast largimi të këtij të fundit drejt Bolognas, që e kërkon në huazim.

Bëhet fjalë për një emër të njohur për Serinë A, mbrojtësin e Chelsea-t, Emerson Palmieri. 24-vjeçari brazilian me pasaportë italiane nuk po gjen hapësira në Londër dhe do ta pëlqente një rikthim në Itali, nga ku u largua në verën e 2018-ës, duke lënë Romën.

Emerson shihet si një rezervë e Marcos Alonsos në “Stamford Bridge”, ndaj dhe një huazim drejt bardhezinjve mund të jetë një zgjidhje e mirë për të gjitha palët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here