Marotta sakrifikon Persicin për yllin e…

Ivan Perisic mund të jetë njëri nga yjet që mund të sakrifikohet nga Interi për shkak të Fair Playt Financiarë.

Kroati e filloi 2019-ën me 3 asistime ndaj Beneventos në Kupën e Italisë, mirëpo dëshira e tij për tu transferuar në Premier League nuk është shuar.

Interesim për Perisic ka shfaqur Manchester United dhe Marotta është i gatshëm për ta sakrifikuar kroatin, në mënyrë që në Meazza ta transferojë yllin e Udineses, Rodrigo de Paul.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane, La Gazzetta dello Sport. De Paul është 5 vite më i ri se Perisic dhe te Interi e shohin atë si përforcimin ideal për merkaton e verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here