Milani nxjerr në shitje yllin e saj, Leonardo ka gjetur zëvendësuesin e tij

Pa Higuain (transferimi i tij te Chelsea është gjithmonë dhe më afër), Milan do të ketë nevojë për një qendërsulmues të ri.

Të gjitha rrugët të çojnë te Piatek, që Genoa është gati ta shesë vetëm po u plotësuan kërkesat tyre ekonomike.

Leonardo do të kursejë 18 milionë euro me largimin e argjentinasit, 9 për huazimin e tij nga Juventus dhe 9 nga rroga e tij. 18 milionë për t’u investuar te Piatek, por nuk mjaftojnë.

Për të rritur akoma më shumë buxhetin e janarit, Milan po mendon të shesë Calhanoglu dhe, sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Leipzig mbi bazën e 22 milionë eurove. Mungon vetëm miratimi i Gattuso-s, i cili ka kërkuar pak kohë.

Duke marrë parasysh edhe kursimin e rrogës së mesfushorit, i marrë nga Bayer Leverkusen në verën e 2017-ës, Milan do të kishte në dispozicion 42 milionë euro për merkaton. Gjithmonë sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë kanë kthyer sytë nga 22-vjeçari holandez Groenveld të Brugges për të zëvendësuar Calhanoglu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here