Shpërthen Romagnoli: Arbitrat favorizuan Juventusin

Alessio Romagnoli, mbrojtësi i Milan-it, është kthyer të flasë për ndeshjen e Superkupës së Italisë të fituar 1-0 nga Juventus të mërkurën në mbrëmje. 

Lojtari kuqezi ka kritikuar arbitrimin dhe ka folur për njëanshmëri në gjykimin e episodeve. Një nga këto ka qenë ndalja e Cutrone-s për një pozicion jashtë loje që nuk ishte.

“Lojtarët e Juventus-it i linin t’i përfundonin aksionet, ndërsa për ne ngrihej menjëherë flamuri. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë, gjykimi duhet të jetë i barabartë. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen”, ka thënë Romagnoli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here